IZRAEL

Një sulm kriminel kundër Izraelit ndaj të cilit do të reagojmë me gjithë forcën”. Është shprehur kryeministri Benyamin Netanyahu pas sulmit nga Gaza që goditi një shtëpi në veri të Tel Aviv. Të paktën 7 persona mbetën të plagosur.

“Pas pak orësh do të takoj Trump dhe menjëherë më pas do kthehem në Izrael për të ndjekur situatën nga afër.”-ka shtuar ai në reagim.

Ndërkohë akoma më i ashpër është komenti i ministrit të Jashtëm Izraeilit, Emmanues Nachshon.

“Një rreze e qëlluar nga Gaza shpërtheu në veri të Tel Aviv, duke plagosur izraelitë. Ky është një akt i agresionit dhe i rrrezikshëm i udhëhequr nga terroristët palestinezë, të inkurajuar tmerrësisht nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të drejtat njerëzore.”- u shpreh ai.

Sipas ushtrisë izraelite, ai që e hodhi raketën ishte Hamas, organizuesi i armatosur i lirimit palestinez, nga një postacion i zonës së Rafah, në jug të Struscia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb