Kryeredaktori i gazetës “Panorama” Robert Rakipllari i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” të gazetares Rudina Xhunga në “News 24” tha se qeveria ka ardhur në pushtet me kriminelë.

Rakipllari shtoi se nëse në Shqipëri do të kishte zgjedhje të drejta dhe të lira, opozita e sotme del shumicë.

“Nëse sot bëhen zgjedhje të ndershme dhe të lira, opozita del shumicë. Sondazhet e tregojnë shumicë. Këtë ua garantoj. Pse e them këtë? Sepse opozita po ua thotë që problemi është se qeveria bashkëpunon me krimin. Atëherë derisa ndodhin të tilla gjëra, përse duhet të hyjnë në zgjedhje. Është absurde të flasësh për zgjedhje, kur kemi këtë realitet.

Çfarë logjike është kjo? I bie që edhe opozita të thotë të hyjmë edhe ne me banda në parlament. Por kjo nuk është demokratike, nuk është normale dhe që nuk duhet bërë. Atëherë e vetmja mënyrë është protesta e ndershme, për të çuar shqiptarët ndaj kësaj qeverie”, deklaroi Rakipllari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb