Ivan Rakitiç është gati të sakrifikojë pjesën e mbetur të karrierës me kushtin që Kroacia të dielën kundër Francës të shpallet kampione bote.

Mesfushori që aktivizohet me Barcelonën ka patur një rol protagonisti për kombëtaren e tij dhe për ta çuar deri në fund ëndrrën e popullit të tij është gati të heqë dorë nga futbolli edhe pse është 30-vjeç.

“Unë përfundimisht nuk do t’i vishja më këpucët e futbollit nëse ky është çmimi që të hënën vendi im, Kroacia, të jetë fituese e Botërorit,”-tha Rakitic sipas ‘Telegraph Sport’.

‘Ju mjafton të shihni pamjet që vijnë nga Kroacia për të kuptuar atë se çfarë po ndodh gjatë këtij muaji. Gëzimi nga njerëzit atje, bashkimi, uniteti, krenaria.

Unë mendoj se të gjithë ne e meritojmë këtë. Nuk ka të bëjë vetëm me 23 lojtarët, pjesëtaret e stafit dhe njerëzit në kombëtare, por me 4.5 mln njerëzit që po qëndrojnë në shtëpi. Nëse do të ishte një stadium me 4.5 mln njerëz kapacitet në këtë rast do ishte plot.

Nuk po them që këtë ndjenja janë më superiore se ato që kanë francezët për Francën apo rusët për Rusinë. Ne kemi një lidhje të veçantë. Kur veshim bluzën e shenjtë të Kroacisë jemi të tjerë persona. Ne kemi këtë lidhje, këtë bashkim unik, nuk është thjesht futboll,”-deklaron Rakitic i cili gjatë këtij sezoni ka luajtur për 70 ndeshje në të gjithë kompeticionet.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb