TIRANË-Kryeministri Edi Rama bën me dije se një varg delegacionesh të biznesit austriak do të vijnë në Shqipëri në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm. Sipas Kryeministrit Rama 10 delegacione biznesesh austriake do vijnë për të parë mundësitë e investimit në Shqipëri.

 

“Varg delegacionesh të biznesit austriak në Shqipëri – Gjatë takimit me zv.kryetarin e parlamentit austriak Karlheinz Kopf e një grup sipërmarrësish austriakë ku u mbështetën me fjalë shumë inkurajuese reformat e qeverisë dhe u dha edhe informacioni se në gjashtëmujorin e parë të vitit në vijim janë plot dhjetë delegacione biznesesh austriake që do të vijnë për të parë mundësitë e investimit në vendin tonë”- shkruan Rama në Facebook.

 

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: