TIRANË

Kryeministri Edi Rama feston sot ditëlindjen e tij, një përvjetor jubilar pasi bën plot 55 vjeç. Ai ka publikuar një foto të tijën në vitet e rinisë dhe hyrjes në politikë dhe një foto të ditëve të sotme me shikim të menduar.

Ndërsa falënderon të gjithë ata që kanë uruar, Rama kujton një shprehje të Presidentit të 16-të amerikan Abraham Linkoln, ku thuhet se s’kanë rëndësi vitet e jetës por jeta në vitet e tua.
“Faleminderit pafund dhe ndjesë për pamundësinë që t’u përgjigjem një për një, urimeve tuaja të pafundme për 55 vitet e mia
‘Tekefundit s’kanë rëndësi vitet e jetës tënde. Ka rëndësi jeta në vitet e tua’, thoshte Presidenti Lincoln”, shkruan Rama në “Facebook”.

Rama Twitter
Rama Twitter

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama është një nga politikanët e parë të periudhës pas rrëzimit të diktuaturës. Ai u kthye nga Franca në vitin 1998 duke nisur zyrtarisht karrierën e tij politike. Detyra e parë ishte si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb