TIRANË- Në Tiranë nisi sot punimet mbledhja e 16-të e Asamblesë së Përgjithshme të Rinisë me temë “Lidershipi rinor në vazhdim: ‘E shkuara dhe e ardhmja’”, organizuar nga OKB.

Kjo asamble përkon me 8 dhjetorin Ditën e Rinisë, për të cilën vetë kryeministri Rama u shpreh se është dita symbol e rinisë shqiptare për të bërë histori.

“8-dhjetori është ditë simbol i rinisë për të bërë histori, për liri dhe demokraci e cila s’mund të ishte gjë tjetër për brezin e diktaturës se përmasa e një imagjinate të frymëzuar pa zë dhe brenda vetvetes”, tha Rama.

Sipas tij, pikërisht në 8-dhjetor të rinjtë i dhanë zë ëndrrës për demokraci.

“Ne jemi sot në një kohë të re, 24 vite më parë askush nuk mund ta përfytyronte se të vetmit të huaj që hynin ishin marksistë dhe lenistët që merrnin më parë leje”, shtoi ai.

Kreu i qeverisë u shpreh ndër të tjera se, “Rënia e perdes së hekurt edhe për Shqipërinë kapi në surprizë si Lindjen dhe Perëndimin, çliroi shpresën për sisteme politike njerëzore që ndërtohen nga njerëzit për njerëzit”.

Rama inkurajoi të rinjtë të merren me politikë pasi ajo është një zë i fuqishëm që i jep forcë revoltave.

“Sot jemi fatlum që gjërat i ndryshojmë nëpërmjet votës, ngremë ura e ndërtojmë procese komunikimi nëprmjet politikës. Politika është forcë për ti dhënë zë revoltës”.
VELIAJ
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj tha se “sot është një ditë e shënuar pasi 24 vite më përpara, 8 dhjetori ishte vendimtar, pasi solli përmbysjen e regjimit komunist e diktatorial”. “Sot në këtë asamble janë të pranishme më shumë se 50 vende të përfaqësuara. Çështja e lidershipit fillon në momentin që nuk ke tituj, fillon kur frymëzohesh nga njerëz të suksesshëm dhe shërben për ata si një model për t’u ndjekur, nuk fillon nga pushteti”, tha Veliaj.

Në Asamblenë e 16-të të Rinisë Foto Flori AbaziVeliaj tha gjithashtu, se ka patur fatin ta njoh Kryeministrin kur ka qenë pedagog te Artet dhe ai shihte në vizionin e tij një Shqipëri që sot nuk mund ta mendonin të gjithë. “Ky model ka qenë si pasojë e një karriere të gjatë dhe mundi për të ndryshuar dhe për dalë kundra çdo kufizimi të të drejte që ai regjim komunist përçonte”.

Më tej, ai u shpreh se “shpresojmë që të gjenden copëza frymëzimi sot, për të gjithë ata të rinj që synojnë të jenë modelë suksesi në profesionet e tyre, bashkë me dëshirat dhe ëndrrat tuaja”.

Delegatë, vëzhgues, përfaqësues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përfaqësues të lartë, të qeverive të ndryshme nga e gjithë bota, ishin pjesë aktive e punimeve të Asamblesë.

Me këtë rast, Shqipëria pritet të bëhet anëtare e WAY dhe të rinjtë shqiptarë do të kenë një mekanizëm të fuqishëm në mbështetje të të drejtave të tyre. Politikat e miratuara nga Asambleja e Përgjithme e WAY janë të detyrueshme për tu zbatuar nga shtetet anëtare.

Asambleja Botërore e Rinisë (WAY) është organizata ndërkombëtare më e madhe e rinisë në botë, lider në mbështetjen dhe promovimin e tyre. Posti më i lartë zyrtar në Asamblenë e Përgjithshme të WAY është ai i Sekretarit të Përgjithshëm, që për herë të parë në historinë e WAY drejtohet nga një femër, shqiptarja, Znj. Ediola Pashollari, e cila mban këtë post prej katër vitesh.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: