TIRANE

Në ceremoninë e organizuar me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kryeministri Edi Rama, u shpreh se Shqipëria është e vendosur ti përgjigjet cdo thirrje të Alencës, në cdo kohë e në cdo formë.

“Në 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO që përkon me 20 vjetorin e një bashkpunëimi të ngushtë gjatë luftës për çlirimin e Kosovës Shqipëria përgatitet të nisë veprën e rëndësishme të ndërtimit të bazës së NATO-s në Kucovë që do të jetë një prej bazave më moderne dhe më të mëdha të NATO-s në rajon. Ky fakt është simbolikë e bukur e këtij jubileu sepse baza e konceptuar si një nga pikat e referemit të aleancave tona do të shndërrrohet nga një bazë e lindur për t’u mbrojtur nga NATO në bazë të rilindur të NATO-s. Një rajon që falë NATO-s Ballkani gëzon sot më në fund një periudhë paqeje, ripajtimi e përpjekje për bashkëpunim me një qasje të spikatur integruese ushtarake dhe politike. Mos e harrojmë asnjëherë presidentin Kennedy që thoshte se paqja është një përpjekje e përditshme përmes së cilës rrëzojmë barriera të vjetra për të ndërtuar themele të reja. Sot jemi sëbashku kundër armiqve të rinj, eskstremizmi i dhunshëm nuk është mposhtur, doktrina fanatike e tij nuk mund të shfaroset vetëm me forcën e armëve. Nacionalizmi në rritje, kriza e refugjutavë si edhe lufta kibernetike,janë rreziqe reale që kanë nevojë për një përgjigje të përbashkët.” U shpreh Rama.

Ndër të tjera kreu i qeverisë, apeloi për një anëtarësim sa më të shpejtë edhe të Kosovës në aleancën euroatlantike, më qëllim që sic tha ai, Ballkani mos jetë më porta përmes së cilës influenca të vendeve të treta të depërtojnë deri në zemër të Europës.

“Mos e harrojmë se NATO duhet të përballet edhe me doktrina agresive faktorësh të tretë, me dispozitiv ushtarak në rritje dhe një shpërfillje të hapur të ligjeve ndërkombëtare . Aneksimi i Krimesë është vetëm një dëshmi aktuale e kësaj dukurie. Ndihemi mirë sot që integrimi i Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut ka krijuar një hapësirë të gjerë në Ballkan për NATO-n dhe ka forcuar stabilitetin e Ballkanit duke cuar drejt mbushjes së një vakumi pas ndryshimeve tektonike me shpërbërjen e Jugosllavinë, por që paqja e brishtë të mos sfidohet në të ardhmen dhe Ballkani mos jetë më porta përmes së cilës influenca të vendeve të treta të depërtojnë deri në zemër të Europës është e domosdoshme që edhe Kosova të bëhet pjesë e NATO.” – theksoi Rama.

“As për Ballkanin, por për të gjithë familjen euro-atlentike. Përfshirja e Kosovës në NATO do ishte një kapital i shtuar, dhe të marrë një trajtë të plotë dhe të sigurtë. 10 vjetorit i Shqipërisë në NATO është një moment reflektimi.  Duhet të jenë në vijim edhe më të mirëpajisura edhe më të paguara edhe më të mirëstërvituara, kësaj i shërben padyshim edhe angazhimi i Shqipërisë për të çuar në 2 % raportin e brendshëm të forcave të armatosura. FA jo vetëm janë prezentë në të gjitha vatrat e nxehta, përfshirë edhe patrullimit të detit Mesme por edhe në shërbim të komunitetit. Të cilët me vetëmohim, veshin uniformën e ushtarakut shqiptar dhe ngrenë kudo në botë flamurin shqiptar. Përballë sakrificave të tuaja më e pakta që qeveria shjqiptare të bëjë është të vazhdojë në rrugën e reformimit të ushtrisë shqiptare, për të qenë një prani sado e vogël në numër, por e barabartë në përkushtim në rradhët e aleancës.

Por, dua t’u them të gjithë atyre që janë sot të rreshtuar fizikisht këtu, apo me mendje këtu si përfaqësues i forcave të armatosur, jam i vetëdijshëm që nuk mjafton. Është vendi këtu të falënderoj ngrohtësisht Ministrin e Mbrojtjes dhe të gjithë ata që e nxorrën orkestrën frymore nga e shkuara dhe e vendosën në të tashmen. Gjej rastin të falënderoj aleatët e mëdhenj SHBA dhe partnerët tanë që vendosën të besojnë te aftësia e Shqipërisë për të qenë të përgjegjshëm dhe një kontributor në aleancë. Ne jemi dhe do mbetemi të vendosur dhe të përkushtuar për t’ju përgjigjur, si duhet dhe kur duhet çdo thirrje të Aleancës. Besoj se në një dekadë si pjesë përbërese e NATO-s, Shqipëria ka qenë mishërimi i shprehjes legjendare të  Nënë Terezes: Jo të gjithë ne mund të bëjë gjëra të mëdha, por secili prej nesh mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri dhe përkushtim. Këto po bën Shqipëria. Sepse të parët tonë na kanë lënë një amanet dhe kjo aleancë është mënyra më e mirë për të shëmbëlltyer amanetin e tyre. Dielli i shqiptarëve lind nga perëndimi.” -përfundoi Rama

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb