TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë çdo mendim nëse do të ketë ndryshime në Qeveri. I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë “rifreskim” të qeverisë, pra ndryshime në kabinet, kryeministri Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet me humor, ndërsa më pas është ndalur konkretisht tek aksionet që parashikohen të nisin në shtator.

“Rifreskimin qeveria do ta bëjë gjatë muajve të gushtit. Çdo qeveritar do shkojë të freskohet në gusht e do vijë i freskët në punë. Nuk kemi ndërmend ndryshime në qeveri. Në shtator do të fillojmë një tjetër aksion të madh që do jetë i ngjashëm me atë të energjisë, territorit, mbylljes së universiteteve, etj. Sa i takon natyrës dhe ashpërsisë, do të jetë aksioni kundër informalitetit. Do të ketë masa kundër korrupsionit, punës në të zezë, evazionit, apo atyre shfaqjeve që kanë bërë që Shqipëria të jetë në këtë situatë që është sot”, tha Rama.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: