TIRANË-Gjatë vizitës së sotme të Kancelares Merkel nuk kanë munguar as batutat nga ana e kryeministrit Rama. Për të treguar mbështetjen që kanë shqiptarët për skuadrën Gjermane në futboll gjatë fjalës së tij në Konferencën Ekonomike Rama u shpreh se më shumë shqiptarë gëzohen kur fiton kupën Gjermania sesa kur fiton zgjedhjet PS. “Ne s’kemi koalicion të madh në Shqipëri me partinë e CDU, por kur gjermania fiton kampionatet ka më shumë shqiptarë të gëzuar se kur Partia Socialiste fiton zgjedhjet,”-tha Rama.


Kryeministri kujtoi përballjen e dy skuadrave kombëtare në vitin e largët 83’. “Ne përbëjmë një përjashtim në Europë, në vitin 83’ dhe kur ju, gjermanëve ju duhej një fitore për të vazhduar më tutje, një pikë, shqiptarët këtu u gëzuan kur Shqipëria hëngri një gol dhe fitoi Gjermania”,¬deklaroi Rama.


Nje tjeter babute e Rames ishte edhe ngjyra e purpurt e Deutsche Telekom e cila do te vesh AMC.
“Ne jemi gati të mirëpresim investimet gjermane në çdonjërën nga këto fusha, ashtu sikundër tifozët e shumtë të kombëtares gjermane të futbollit, presin me padurim veshjen e kompanisë celulare AMC, me uniformën e purpurt të Deutsche Telekom. Sidoqoftë, ngjyra e T-Mobile është një arsye më shumë që ne socialistët në Shqipëri të jemi më të paduruarit në këtë padurim të përgjithshëm.”- u shpreh Rama.


(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: