Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me banorët e Njësisë Administrative Nr.5 në Tiranë. Gjatë bisedës me qytetarët, Rama nuk ka lënë pas dhe batutat me kandidatin e PS për Tiranën, Erion Veliaj, dhe ministrin Pandeli Majko.

Rama pyeti Veliajn nëse do ta bëjë Kopshtin Zoologjik në këtë zonë, pasi sipas tij, ua ka premtuar vetë banorëve, ndërsa Majkos i është drejtuar duke i thënë se atë e kanë për ideologji.

Pjesë nga biseda:
Rama: Do bëhet Kopsht Zoologjik apo jo?
Veliaj: Do bëhet, por s’i kemi të gjitha …
Rama: Si nuk i keni, ore ke bërë premtimin.
Veliaj: Për një muaj fillojmë.
Rama: Ore lëri këto …
Veliaj: Për një muaj fillojmë punë, burrash.
Rama: E ke premtuar, ke thënë “do bëj Kopsht Zoologjik”, merr premtimin dhe shikoje.
Majko: Po u bë …
Rama: Si “po u bë”, do bëhet, ne jemi për punë, ty të kemi për ideologji.
Veliaj: Më fusin njerëzit mik për rrjetet sportive, tre vitet e para ishte vetëm për kopshte, po këtë s’e kisha menduar ndonjëherë.
Rama: U bë ajo, për të futur shahun në shkolla? Është shumë, shumë i bukur shahu për fëmijët. Është për dinamikat e ballafaqimit mes palëve. Po ata kuksianët i patë, u habita mbrëmë. Nja dy kuksian dje kishin ndeshje me Rusinë dhe e mundën. Parashikimet ishin 7-3, Rusia ishte pretendente për kampione, por e mundën. Ishin të jashtëzakonshëm. Në botën e tyre të bilardos është bërë nami, mundën Rusinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb