Kryeministri Edi Rama në Podcastin e tij ka bërë humor me turistët holandezë, duke thënë se ata janë “gjirokastritët e Evropës”.

Rama tha se holandezët janë tregtarët më të mëdhenj, duke theksuar se ata vijnë në Shqipëri për shkak të çmimeve më të ulëta.

Sipas tij, holandezët janë të pasionuar pas natyrës, por gjithashtu janë të zgjuar në menaxhimin e shpenzimeve. Ai shtoi se, përkundër disa komenteve që sugjerojnë se Shqipëria është më e shtrenjtë se Europa, kjo nuk është e vërtetë.

“Holandezët janë tregtarët më të mëdhenj, vijnë këtu se është më lirë. Ata janë gjirokastritët e Europës, gjirokastritët përpara holandezëve janë bujarë, tironca. Ata e duan natyrën por kanë çdo gjë tek xhepi. Ju jeni mjeshtra, ata paguajnë më pak. Këtu është qejf o qejf është për ata. Ka nga ata që thonë se këtu është më shtrenjtë se në Europë, por kjo nuk është e vërtetë”, tha Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: