Shqipërinë është pjesë e garës së famshme çiklistike “Giro d’Italia 2025”. Kryeministri Edi Rama mori pjesë në eventin e organizuar në Romë, ku prezantoi garën e cila do të zhvillohet edhe në Shqipëri.
Kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat me biznesmenin Urbano Cairo, presidentin e klubit të Torinos, i cili merrte pjesë në event. Rama tha se kishte gjetur negociatorin e Trump për Groenlandën.
Edi Rama: Privilegj i madh të jem këtu, kam dëgjuar se ishte e vështirë për një marrëveshje me presidentin Cario. Më duhet të them që me RCS e arritëm. Nëse ma kërkon Groenlanda mua do jepja Carion të negociojë me Trump.
Për tre ditë në muajin maj mijëra çiklistë nga e gjithë bota do garojnë në rrugët e Shqipërisë, ku 800 milionë persona do e ndjekin garën drejtpërdrejt.
“Jam shumë i kënaqur të themi që kemi marrë konfirmimin që Shqipëria është zgjedhur për nisjen e madhe 2025. E di që zgjedhjet janë shumë dhe ka shumë vende që konkurrojnë këtë nisje të garës që ka 15 vjet që është vendosur dhe për këtë jam edhe më i lumtur që kemi mundur shumë të tjerë që janë më të mëdhenj e më të pasur. Për t’u treguar po ashtu vendin tonë të mrekullueshëm 800 milionë spektatorëve në 200 stacione televizive në gjithë botën që transmetojnë drejtpërdrejtë ‘Giro d’Italia’”, ka thënë më parë Rama.
(BalkanWeb)