TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” foto nga ceremonia luksoze e inaugurimit të një hoteli në kryeqytet por kjo gjë nuk i ka pëlqyer ndjekësve të tij, pjesa më e madhe e të cilëve e ka kritikuar.


Por duket se kryeministri Edi Rama ka bërë ‘paqe’ edhe me ish-paraardhësin e tij, Fatos Nano, i cili nuk mungonte në fotot e publikuara nga kreu i qeverisë. Megjithatë fotot nuk janë pritur mirë dhe qytetarët e kanë vënë me shpatulla pas murit kryeministrin duke i kujtuar varfërinë e popullit.


rama fb ok


REPLIKAT NË FACEBOOK
Qytetar 1: Bravo! Fiks per kete pune te votuan. Po per ke po e ben gjithe kete reklame? Se ata qe te votuan kane ne dileme nese kane c’hane per darke apo jo.

Edi Rama: Barrikada, ata qe me votuan jane me te mençur se kaq dhe dilemën a kane a s’kane te hane ne darke nuk je dot ti qe mund ta perfaqesosh me celular e me facebook! Ky është nje zhvillim i bukur dhe i rendesishem, urban, ekonomik e social, qe vlen per te gjithe jo vetem per ata qe e kane bere te mundur.

Rama fb 1

Qytetar 2: Kjo është jeta e te pasurve hallall ju lumt. Ne fukarejt ca te bejm.

Edi Rama: Me gjithe ate veture qe paske Albi nuk je as fukara as mund te besh zedhenesin e fukarenjve, nderkohe qe duhet ta mesosh se varferia nuk luftohet po nuk pati sa me shume njerez te pasur dhe sa me shume zhvillime te tilla!

Qytetar 3: Mooos i qenka bashkuar grupit Nano kryemafjozi? Mbaroi PS perfundimisht!

rama komente

Qytetar 4: Ne kohen e Nanos e kishe 1 shishe vaj 4 qind lek. 1 kuintal miell 20 mije lek..etj etj..erdhi rruga e rrugeve duke “ndertu rruge”!! Qe vetem rruge s’mund t’i quash e shkoj borxhi e fillun duke ngrejt cmimet ne maximum pastaj shteti Saliut!!!

Edi Rama: Si s’ju vjen aspak zor me te tilla marrezi po si ka mundesi qe te flitet kaq se prapthi e krejt pa lidhje o Edmond?!

rama komente 2

Qytetar 5: Sh e bukur per ty edhe shoket e tu dhe popullit tend qe si ka ngelur gje vetem te shijoj arkitekturen.

Edi Rama: Nuk e kupton vertet Haire se ne fakt kjo eshte e bukur per te gjithe dhe zhvillime te tilla jane ato qe duhen per popullin, te cilit kujtoni gabimisht se i qani hallin kur flisni ne emer te tij gjera pa lidhje?! S’eshte aspak e veshtire per t’u kuptuar dhe problemi i vertete eshte qe te ndertohen sa me shume vepra e sipermarrje te tilla me vlere te rendesishme urbane, ekonomike e sociale.

(m.k/BalkanWeb)