Dallëndyshe Bici largohet nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe emërohet kryeinspektore e IKMT-së.

Vendimi vjen pasi Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm, ndërsa më herët mbante postin e kryeinspektorit të IKMT-së. Kujtojmë se Bici u emërua në këtë detyrë në 9 mars të vitit 2023-it. Sakaq, në vend të Dallëndyshe Bicit është emëruar Lorena Goxhabelli.

  • foto galeri

Goxhebelli vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: