TIRANË- Një ditë më parë ish-drejtori i Policisë së Shtetit Mithat Havari i drejtoi një letër të hapur kryeministrit Edi Rama kur i kërkonte të mbante një premtim të pambajtuar që sipas tij është rruga pa ndriçim që të çon për në Rinas.

Sot në studion e News24, në rubrikën “Opinion”, Havari tregoi ‘bisedën’ me kryeministrin dhe shqetësimin e tij. Ai tha se Rama është demagog dhe bën shumë propagandë por duhet të jetë serioz.

“Edi Rama bën shumë propagandë, është demagog. Sigurisht është pjesë e politikës por përveç kësaj njeriu duhet të jetë serioz. I dërgova sms para 5 viteve për rrugën e Rinasit i thashë që është e pandriçuar dhe më tha se ktheu përgjigje që janë në remont. Ok e falënderova, nuk u mora më me atë punë se nuk jam për të kontrolluar dritat. Para tre ditësh isha me vajzën time dhe nuk kishte ndriçim. U detyrova të shkruaj diçka për të. Këtë radhë e bëra publike. Është i vetmi aeroport kombëtar që kemi, ai duhet të jetë i ndriçuar. Pas mesazhit nuk ka reaguar por jam i bindur që i ka djegur. E ka pasur problem fjalën time sepse ai e di që unë nuk flas për gjëra kot. Kanë vënë ato shtylla kot dhe janë pa ndriçim. Ministri jep një urdhër dhe ata që nuk zbatojnë detyrën largohen nga puna. Segmenti i aeroportit të Rinasit duhet të jetë i ndriçuar natën dhe bukur”, deklaroi Havari, raporton “BalkanWeb”.

Ish-drejtori i Policisë Ndërtimore në kohën që Rama ishte kryebashkiak i Tiranës i bënte thirrje kryeministrit, të cilin e quante “miku im” të merrte situatën në dorë, të thërriste ministrin Gjiknuri e t’i jepte urdhër që brenda muajit të përfundonte ndriçimi i rrugës së aeroportit te Rinasit “Nene Tereza”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb