Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ditën e sotme që sërish të japë një mesazh të qartë për të gjithë bizneset që nuk respektojnë ligjin.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Rama pohoi se të gjithë do të futen në rreshtin e ligjit, ndërsa ata që abuzojnë me të do ta pësojnë.

“Koka bën koka pëson dhe nuk thotë kot populli, tahmaja e madhe të le pa gjë?Vazhdoni bosa vazhdoni, luani si miu me macen me shtetin e me konsumatorin, se do ta paguani me qimet e kokës këtë lojë; kush më shpejt e kush më vonë, o do futet në Rreshtin e Ligjit, o do mbetet me gisht në gojë?”, shkruan Rama, ndërsa ka postuar edhe disa foto hotelesh, aktiviteti i të cilëve është bllokuar.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: