Në deklaratën për mediat, menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit, kryeministri Edi Rama u shpreh se nga nesër socialistët kanë një meritë, atë që qëndruan në anën e duhur të historisë.


 


“Kemi meritën që zgjodhëm rrugën e drejtë e të gjatë të së ardhmes, duke pranuar sfidën shumë të rrezikshme të konfliktit sy më sy me të keqen.” U shpreh Rama ndërsa shtoi se PS nuk zgjodhi rrugën e shkurtër për të blerë lirë një ctensionim të gënjeshtërt.


Pjesë nga fjalimi i kryeministrit Rama:

“Kemi bërë edhe punë që më mirë mos i kishim bërë se i kemi bërë gabim, ose edhe keq. Njerëzit nga nesër do të jenë me plot të drejtë shumë më pak të duruar nga ne e shumë më pak të prirur të kuptojnë gabimet tona. Të mos e harrojmë asnjë cast nga nesër kemi vetëm një meritë, që qëndruam në anën e duhur të historisë.

Kemi meritën që zgjodhëm rrugën e drejtë e të gjatë të së ardhmes, duke pranuar sfidën shumë të rrezikshme të konfliktit sy më sy me të keqen. Nuk zgjodhëm rrugën e shkurtër me të keqen duke shitur shtrenjtë të ardhmen, për të blerë lirë një ctensionim të gënjeshtërt, për këtë unë jam shumë krenar si kryetar i PS. Për këtë meritë PS është sot një fuqi e shtuar edhe më e besueshme se dje për këtë libri i historisë do të ketë një faqe më shumë ku mund të lexohet e ërteta më e rëndësishme, gjithnjë në anë të historisë, sa herë vlerat e demokracisë kërcënohen në këtë vend. kjo meritë është shumë, po kaq, mbaron këtu e mbyllet qëndrimi në këtë arritje hisotrike. Nga nesër 30 qershori është thjesht histori, nga nesër e deri në fund të mandatit qeverisës janë borxhi ynë ndaj të gjithë atyre që i dhanë Shqipërisë fitoren sot, të qytetarisë europiane.  Është një borxh marramendës por e pranoj nuk iki edhe pse e di mirë se sa e shumëfishte është sfida.

Gjatë muajit korrik debat të brendshëm për të analizuar qeverisjen qëndrore e vendore, për të programuar gjithçka në funksion të sfidës të vështirësuar, duke u mbështetur te shembujt organizativ. “ u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: