Kryeministri Edi Rama nga Luksemburgu gjatë një interviste, pasi Shqipëria çeli grupkapitullin e parë të negociatave me BE, vendosi një datë se kur mund të anëtarësohet vendi ynë. Kreu i qeverisë aspirata e shqiptarëve, prej disa dekadash pritje, do të bëhet realitet brenda mandatit të katërt të tij si kryeministër.

Rama i qëndron bindjes së tij se Shqipëria do të jetë vend anëtar i BE në vitin 2030.

Pjesë nga intervista 

-Kryeministër kemi gati dy vite që diskutojmë për negociatat, çelje negociatash kjo u zyrtarizua sot le themi, çfarë do të thotë për Shqipërinë?
Kryeministri Edi Rama: Jo faktikisht ne i kemi çelur negociatat, kemi çelur fazën e parë të procesit të screening, të gjithë organizimin po themi institucional të Shqipërisë, diagnozës dhe tani kemi çelur negocimin, pra jemi në momentin kur kemi hapur kapitullin e “Themeloreve”, grup kapitullin e “themeloreve” me 5 kapituj dhe tri kritere që do të thotë, futja tani në thellësinë e negocimit.

-Ju thatë që keni një plan për këtë rrugëtim, kur parashikohet të përmbyllet ky dhe kur do të jetë etapa tjetër, çelja e grup kapitujve të tjerë, kur do të parashikohet të paktën?
Kryeministri Edi Rama: Ne kemi një plan shumë ambicioz sepse ne duam që Shqipëria të jetë gati dhe të ketë përmbushur të gjitha objektivat dhe të ketë goditur të gjitha shënjestrat që ka procesi përpara vitit 2030 dhe në vitin 2030 maksimumi po themi, ne të jemi gati për Bashkimin Europian. Plani nuk është një plan se kemi ne dëshirë të kemi një plan. Është një plan i përpunuar dhe i dakordësuar me komisionin duke menduar që brenda mandatit të katërt puna të jetë përmbyllur dhe Shqipëria të konsiderohet një vend me detyra të kryera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb