Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka riorganizuar drejtuesit politik të PS për qarqet duke bërë disa ndryshime.
Taulant Balla i cili në zgjedhjet e fundit ishte drejtues politik i PS në Elbasan ka kaluar në Fier. Gjiknuri ndërkohë do të marrë Elbasanin kurse në Vlorë shkon Arben Ahmetaj.
Spiropali do të jetë në Kukës ndërsa për Beratin është caktuar ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Mirela Kumbaro e cila u caktua ministre e Mjedisit do të ketë Gjirokastrën ndërsa ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja do të ketë Dibrën.
Edona Bilali do të ketë Shkodrën, Adrian Çela Durrësin ndërsa për Tiranën, Edi Rama ka caktuar si drejtues politik të qarkut, kryebashkiakun Erion Veliaj.
Kurse Blendi Klosi do të jetë drejtues politik i Lezhës.
LISTA E DREJTUESVE POLITIKË
TIRANË
Erion Veliaj
DURRËS
Adrian Çela
ELBASAN
Damian Gjiknuri
VLORË
Arben Ahmetaj
SHKODËR
Edona Bilali
FIER
Taulant Balla
KUKËS
Elisa Spiropali
BERAT
Bledi Çuçi
DIBËR
Ulsi Manja
GJIROKASTËR
Mirela Kumbaro
LEZHA
Blendi Klosi
KORÇA
Niko Peleshi
(BalkanWeb)