Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në “Facebook” citon për çështjen e teatrit aktorin, pedagogun dhe drejtuesin e Katedrës së aktrimit në Akademinë e Arteve, Petrit Malaj.


Rama, duke e cituar Malajn, deklaron se duhet një teatër i ri bashkëkohor.


  • foto galeri

Postimi i Edi Ramës:


Aktor, pedagog dhe drejtues i katedrës së aktrimit në Akademinë e Arteve, Petrit Malaj, është një figurë e mirënjohur për publikun shqiptar, që s’ka nevojë për prezantim, po lypset të thuhet se ai i përket asaj pjese njerëzish që flasin pak dhe dallohen për vetëpërmbajtjen e tyre. Me pak fjalë po pa asnjë ngurrim, Petriti është pozicionuar qartë së bashku me shumicën dërrmuese të komunitetit teatror, në mbështetje të shembjes së karakatinës ekzistuese dhe ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar

PETRIT MALAJ:

Unë nuk do të kuptoja ndonjë nga kolegët tanë apo ndonjë nga personat që ka debatuar për këtë nismë që të ishte kundër teatrit të ri. Të një teatri të ri bashkëkohor. Unë mendoj se thelbi i çështjes ka evoluar dhe gjërat po thuhen më troç: E para, që aty nuk do të cenohet trualli i Teatrit Kombëtar. Dhe e dyta, do bëhet një godinë për teatrin, vetëm për teatrin.

(d.xh/Balkanweb)