TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike për kreun e ri të OSHEE, Ardian Çela. Në një postim në faqen e tij të Facebook, Rama e ka quajtur sajesë, deklaratën e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani se Çela është nën hetim për korrupsion.

“Të vendosësh në krye të OSSHEE sot një individ nën akuzë penale është e pajustifikueshme po ta sajosh këtë për luftë politike çfarë është?”, ka shkruar kryeministri Rama në facebook.

Ndërkohë më parë, Rama ironizoi në të njëjtën formë deklaratat e PD-së mbi mbajtjen në qeli të një 5-vjeçareje, pasi nëna e saj kishte rilidhur energjinë e ndërprerë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: