TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nëpërmjet një postimi me foto në rrjetin social “Facebook” se, ka përfunduar rikonstruksioni i urës së famshme të Goricës në Berat.

Duke e cilësuar si një xhevahir të trashëgimisë sonë kulturore, Kryeministri Rama shkruan se kjo urë ka dalë nga balta disametroshe dhe errësira ku ishte zhytur për njëzet vjet.

“Del nga balta disametroshe dhe errësira ku ishte zhytur për njëzet vjet ura e famshme e Goricës në Berat, një tjetër xhevahir i trashëgimisë sonë kulturore ‪#‎RILINDJE”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: