TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje deputeti socialist Rrahman Rraja, djali i të cilit ndodhet pas hekurave për shkak të dneoncimit të një vajze për dhunë.

Në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News24, Rama tha se deputeti Rraja nuk i ka siguruar mbrojtje djalit të tij.

Disa herë e ka thënë fjalën ‘shpifje’ me zë të fortë për të mohuar të kundërdën e më pas solli një anë humane të deputetit duek treguar se gruaja e tij vuan nga kanceri.

Rama: Deputeti, i ati i djalit nuk ka qenë në komisariat.
Rakipllari: Ajo vajza brodhi komisariat në komisariat dhe ai djali nuk u ndëshkua se është djalë deputeti.
Rama: O Zot, o Zot, ai djalë është në burg.

Rakipllari: Tani, jo më parë. Ka që në dhjetor kjo çështje.
Rama: Shpifje, shpifje.
Rakipllari: Ka një vit që bredh komisariateve dhe është shpifje?
Rama: Ju jeni bërë prokurorë, gjykatës, inkuizitorë. S’ka asnjë provë që deputeti ka mbrojtur djalin e vet.

Rakipllari: Kam prova.
Rama: Nuk ke asnjë provë. Nëse ke prova çoji në prokurori ose nxirri.
Rakipllari: Ti nxjerr këtu.
Rama: Jo mos mi nxirr mua se nuk jam prokuror.
Rama: Nga cila lartësi morale i jep të drejtë vetes që të përgojosh dhe të përçmosh një person. Ai deputeti…
Rakipllari: Nuk e përçmova.

Rudina Xhunga: Unë e përçmoj se është babai i një djali që ka dhunuar një grua.
Rama: Ai burri është i zgjedhuri i atij komuniteti për disa mandate rresht. Është një person që e njeh ai komunitet atje. Ai burri që ju flisni që sot është pranë shtratit të gruas që po vdes nga spitali nuk është marrë fare me djalin. Ju kujtoni se ne jemi të gjitha derra të kënaqur. Djali i tij është në burg. Ky është standardi i kësaj qeverie. Kemi pasur deputetë e ministra që iu fiknin cigaret në ballë kameriereve.
Rakipllari: Nuk jemi në asamble këtu.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb