Gazetari Arion Sulo, i ftuar në emisionin “Open” në News24, ka kritikuar përplasjet humoristike mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës në rrjetet sociale, duke i cilësuar si të tepruara dhe joserioze.

Sipas Sulos, edhe pse mund të kuptohet strategjia e Bashës për të tërhequr vëmendjen, mënyra si Rama përfshihet në këto debate është e papranueshme për një kryeministër.

“Janë qesharakë të dy, bëhen qesharakë. Do e kuptoja Bashën, por këtë tjetrin që kemi kryeministër dhe bën si djali i lagjes që pi hashash te cepi i pallatit dhe këndon hip-hop, këtë nuk e marr vesh,” – u shpreh ai.

Sulo e konsideroi të pazakontë mënyrën se si Rama përdor videot, memet dhe batutat në rrjetet sociale, duke e krahasuar me sjelljet e influencerëve më shumë sesa të një lideri shtetëror.

“Një kryeministër në botë që bën këto video, diss, meme, quaji çfarë të duash, nuk ka. Ky tani është politikan dhe bën këto gjëra,” – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb