Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, vizituan sot shkollën “Vaçe Zela” në Tiranë. Kjo shkollë është një nga 200 shkollat e pajisura me 216 laboratorë smart këtë vit, e cila ndihmon nxënësit të që të zhvillojnë aftësitë digjitale përmes platformave interaktive.

“Në shkollën “Vaçe Zela” është instaluar laboratori SmartLab, pjesë e të gjithë rrjetit të laboratorëve SmartLab të instaluara nëpërmjet programit Element IT, ku qeveria shqiptare tashmë po punon fort për rritjen e aftësive digjitale të nxënësve, duke filluar nga klasa e parë. 216 SmartLab janë instaluar nëpërmjet gjithë drejtimit që Agjencia Kombëtare Teknologjisë dhe Informacionit ka bërë bashkë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për të garantuar pikërisht shtrirjen e rrjetit të laboratorëve inteligjent në shkolla, për të garantuar që nëpërmjet kurrikulës së re të Teknologjisë dhe Informacionit të mund që me këtë investim, 35 mijë fëmijë të klasave të para, të dyta, tashmë edhe klasave të treta, pasi është një program në vitin e tretë të zbatimit të mundet të përfitojnë aftësi digjitale dhe gjithashtu aftësi të programimit nëpërmjet programit CodeMonkey. Sot jemi në këtë shkollë, ku ky laborator i ri, sipas edhe vizonit tonë tashmë është gati, pra është funksional. Kemi mundësuar, jo vetëm hardware, pra rrjetin kompjuterik, po edhe gjithë mobilimin dhe arredimin përkatës”, shpjegoi Ministrja e Arsimit Manastirliu.

Rama2
Rama2

Teksa fëmijët treguan aftësitë e tyre në përdorimin e “CodeMonkey”, Ministrja Manastirliu theksoi se laboratorët janë konceptuar si hapësira krejt të ndryshme nga klasat e zakonshme.

“Kemi punuar që laboratorët Smart të jenë mjedise ku fëmijët të shpalosin kreativitetin e tyre edhe të kenë hapësira ndryshe nga një klasë tipike. 216 laboratorët të instaluar në 200 shkolla do të jenë në këtë model që ne po shohim sot, sigurisht edhe me organizimin përkatës, ku tashmë edhe vendosja dhe pozicionimi i bankave apo edhe ambienti që kemi organizuar do të jetë në këtë mënyrë. Risia që po punojmë me AKSH-in është që arritjet e fëmijëve në programim dhe në këtë program do të jenë të lidhura direkt me sistemin e informacionit të arsimit paraunivesitar, pra me SMIP-in në mënyrë që të matim progresin e fëmijëve në aftësitë digjitale”, shtoi Mastirliu.

Ndërsa Drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Mirlinda Karçanaj tha se 654 laboratorët e rinj do të  jenë funksional brenda 2026, duke plotësuar hartën e shkollave të ciklit 9 vjeçar, por edhe të shkollave të mesme.

Nga ana e tij, kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë për ngritjen e laboratorëve, teksa theksoi se përparimi i teknologjisë, nuk duhet të lërë pas dore zhvillimin e cilësive të tjera tek fëmijët, si të shkruarit bukur apo puna në natyrë. “Duhet të vazhdojnë, por nga ana tjetër nuk duhet harruar as bukurshkrimi dhe as fermat e shkollave”, u shpreh ai.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: