TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka folur pas përfundimit të seancës plenare, ku u miratua dekreti i Presidentit Ilir Meta për shkarkimin e Ditmir Bushatit si ministër i jashtëm dhe emërimin e tij edhe në këtë post.

Rama tha se emërimi i tij edhe si ministër i jashtëm ishte vendimi detyruar, pas refuzimit që i bëri Gent Cakës presidenti Meta. Gjithashtu kryeministri u shpreh se mazhoranca ka gati padinë ndaj presidentit sapo të formohet Gjykata Kushtetuese.

“Dua të them se votimi i sotëm ishte rezultat i një zgjedhje të detyruar si pasojë e refuzimit të presidentit për të dekretuar ministrin e jashtëm dhe thënë kjo, dua ta bëj të qartë për gjithë opinionin se nuk ka një gjykatë Kushtetues ende dhe në pritje të formimit të Gjykatës Kushtetuese për të trajtuar në rrugë institucionale shkeljen e saj nga Presidenti u detyrova të marr ketë vendim, pasi projekti i qeverisë re nuk duhet të cenohet. Ne kemi përgatitur padinë në Gjykatën Kushtetuese për shkeljet e bëra nga presidenti”- tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: