TIRANE Kyeministri Edi Rama së bashku me homologun e tij italian, Matteo Renzi kanë uruar popullin shqiptar me rastin e festave të fundvitit, jashtë dyerve të kryeminstisë, pas përfundim të konferencës së përbashkët.
Kyeministri italian Renzi ka dhënë një mesazh të veçantë urimimi për gjithë shqiptarët që ndodhen në vendit tonë dhe sidomos për ata që jetojnë në Itali.

“Gëzuar Vitin e Ri dhe faleminderit për kontributin tuaj në Itali, jemi duke punuar për të sistemuar çëshjen e pensioneve dhe ju përfaqoj fort nga Tirana.
Tani unë do të kthehem në Itali dhe së bashku do të përpiqemi të punojmë akoma më shumë, që Shqipëria të jetë protagoniste në Evropë dhe që ju të jeni protagonist në Itali” – ka thënë kryeministri italian për shqiptarët që jetojnë atje.

“Një përqafim nga kryeminsitria video selfie”- ka përfunduar Rama në mbarim të videos me kyeministrin Renzi në shkallët e Kryeminsitrisë, duke buzëqeshur dhe bërë shaka me homologun e tij.

Kryeministri italian, Matteo Renzi mbërriti sot në Tiranë, ku gjatë vizitës së tij një ditore takoi krerët më të lartë të shtetit.

 

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb