Duket disi e pazakontë që të shohësh Kryeministrin e Shqipërisë në krah të një këngëtareje. Rona Nishliu është parë teksa ka shëtitur në lulishten pas Kryeministrisë me Ramën. Arsyeja e takimit të të dyve është një koncert që pritet të mbahet së shpejti, ku Rona do të jetë një nga protagonistet.

Bëhet fjalë për koncertin “Me motive tona”, i cili pritet që të mbahet së afërmi në lulishten e Kryeministrisë. “Me motive tona” është një këngë e Ronës e realizuar nga këngëtarja, Root Dance dhe Gent Rushi, e cila tashmë është kthyer në një nismë, që pritet të zbulohet së afërmi. E duke e njohur tashmë dobësinë e Ramës për artin, pritej që ai të merrej vetë me të gjitha detajet e këtij koncerti.

 

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb