BRUKSEL- Në Bruksel po zhvillohet sot konferenca për bashkëpunim dhe zgjerim të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të “Ditës së Bashkëpunimit Rajonal”. Në konferencë marrin pjesë edhe Kryeministri, Edi Rama, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë konferencë të nivelit të lartë, e cila është vazhdimësi e asaj të Berlinit dhe vjen para konferencës së Vjenës, do të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të shteteve të rajonit dhe deputetë të Parlamentit Evropian.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme kosovare, konferenca organizohet nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Zyra Përfaqësuese e Landit të Baden-Württembergut në Bashkimin Evropian, si dhe nga Fondi Evropian për Ballkanin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: