Kryetari i grupit të PD Gazment Bardhi ka mbajtur sot fjalën e tij nga kryesia e Kuvendit.

Ai u shpreh se opozita do të jetë përballë mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama në momentin që kërkojnë të asgjësojnë shtetin dhe opozitën.

Bardhi shtoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës, nuk po zbatohet nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Nëse Rama ka marrë vendim të asgjësojë opozitën, do na ketë përballë.
Nëse do asgjësimin e shtetit, jam këtu për t’i kujtuar se do të na ketë përballë. Me arrogancën e shtetit shtohet qëndresa e njerëzve të lirë. Ne bëjmë betejë për qytetarët dhe parimet e një vendi demokratik.
Kuvendi ka degraduar aty ku fut në xhep vendimet Kushtetueses, i shpërfill, i injoron nuk i zbaton. Prej një viti me urdhër të Ramës kryetarja e Kuvendit pengon vendimin e GJK për mandatin e Xhaçkës. Kryetarja e GJK e konsideroi një veprim i paimagjinueshëm. Detyra jonë, të mbrojmë Kushtetutën e vendit dhe të mos i nënshtrohemi arrogancës së regjimit”, tha Bardhi.

Ai ka shtuar se ligji për komisionet hetimore do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Ligjin për komisionet do e çojmë në GJK. Të gatshëm për dialog sapo mazhoranca të ketë një qëndrim zyrtar të shkruar. Deri tani jemi në kuadrin e fjalëve. Çuçi nuk ka autoritet mbi grupin e PS. Drejtohet nga interesi personal i Ramës”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: