Në emisionin “Open” në News24 ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume foli për zgjedhjet e 14 majit, duke u ndalur edhe tek debati që është ngritur lidhur me posterat e partive politike.

Kume tha se e gjitha është bërë për të spostuar vëmendjen, pasi në vend që t’i japin llogari qytetarëve apo të shpalosin programet e tyre, synojnë të kalojnë vëmendjen tek çështje më pak të rëndësishme.

“Kur nuk ke se çfarë të thuash përpiqesh të demotivosh. Mos-pjesëmarrja në votime është gjithmonë në favor të mazhorancës. Pra me ato postera sot spostohet vëmendja. Në vend që të merren me qytetarin dhe t’i tregojnë arsyet përse ia kërkojnë votën, por merren me posterat duhen hequr apo jo. Por edhe e kanë shkelur ligjin,. KQZ kujtohet sot dhe thotë t’i themi policisë. Përse nuk veproi policia, ligji ngarkon direkt policinë. Pra spostohet vëmendja”, ka thënë gjatë fjalës së tij Kume.

Ndërkohë deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, foli shtroi problemin e fletës së votimit, ndërsa ngriti pyetjen lidhur me formatin e fletës.

“Beteja ime është të çoj qytetarët të shkojnë të votojnë. Qytetarët sot kanë probleme të mëdha, jo fletën e votimit. Përse fleta e votimit përdoret e madhe, përse qëndron fleta bosh? Përse harxhon kaq shumë letër? Përse bëhet formati aq i madh? Pra t’i do të organizosh qendrën e votimit që të lexojë se si do të votojë qytetari. Unë do të mësoj komisionerët e mi se ku do të vendoset kutia. Në këto zgjedhje ka një unifikim total të Partisë së Lirisë dhe PD. Kur shkrihet baza, funksionon më mirë terreni”, tha Kryemadhi.

Nga ana e tij avokati Adriatik Lapaj, tha se pas zgjedhjeve do të ketë sërish debate dhe përplasje për mënyrën e administrimit.

Adriatik Lapaj: Më momenti që është marrë vendimi që si PD të njihet subjekti tjetër, i gjithë diskutimi është pavend.

Kryemadhi: Zgjedhjet do t’i humbë Edi Rama, do të thotë mi vodhi opozita.

Adriatik Lapaj: Pas zgjedhjeve jam i bindur se do të ketë debat për mënyrën e administrimit. Por që ne të heqim dorë nga ky siklet do të duhet që administrimin t’ia heqin partive politike. Administrimin e zgjedhjeve duhet ta bëjmë apartiak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb