Analisti Ben Andoni komentoi për News24 situatën politike në vend, protestat e Partisë Demokratike dhe a do të arrihet të ketë një qeveri teknike. Andoni u shpreh se është pothuajse e pamundur të arrihet qëllimi i aksionit opozitar, sipas tij, për shkak të disa rrethanave.

Ai tha se PD nuk po bën mosbindje civile, sepse mosbindja civile do të thotë të mos respektosh ligje, por thjeshtë po organizon protesta.

Analisti u shpreh, se “SPAK po bën një punë të mirë teksa ata që kryejnë korrupsion nuk po kursehen qofshin ministra, deputetë, kryetar bashkie”.

“Qeveria teknike është shumë e vështirë të arrihet, thuajse e pamundur dhe kjo ka shumë arsye së pari sepse PD ende nuk ka arritur në pikat e saj pra në qëllimet e saj, të jetë e mbledhur e fortë dhe me fuqi, dhe nga ana tjetër SPAK po vepron pra nuk po kursehet as në ministra as në deputet as në krerë bashkie etj.

Pra këto të gjitha por edhe rrethana të tjera bëjnë që Rama të vijojë të mbajë pushtetin.

Pastaj mos të harrojmë që PD nuk po bën mosbindje civile, këto që po shohim janë thjesht protesta, sepse mosbindja civile do të thotë të shkelësh ligjet, mos ti zbatosh ato…”, tha Andoni.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb