KUKES

Paralel me takimin e kryeministrit Edi Rama në Kukës, PD dhe disa banorë të këtij qyteti kanë zhvilluar demonstrata dhe protesta ku kërkojnë largimin e tij. Sipas PD, menjëherë pas mbarimit të takimit qytetarët kanë marshuar drejt aeroportit.

Protestuesit marshuan në këmbë drejt aeroportit, ndërkohë policia është e  angazhuar për të mbajtur nën kontroll situatën.  Ata kanë arritur të çajnë kordonin e policisë, ku dhe janë afruar te aeroporti.

Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu në një prononcim për media denoncon gjuhën raciste që Edi Rama përdori ndaj qytetarëve të Kukësit.

Ai bën thirrje që aeroporti i Kukësit t’i mbetet qytetit, se ai është pronë e tij dhe i kërkon kryeministrit të ikë nga qyteti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: