Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj po marrin pjesë në punimet e Samitit të NATO-s që po mbahet në Londër. Në kuadër të këtij samiti ata kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe ministrin e Jashtëm, Stef Blok.

Mësohet se në fokus të takimit ishin diskutime, të cilat lidhen me çështje të interesit të përbashkët që ndikojnë në shtimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rëndësinë e perspektivës evropiane të Shqipërisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ministri Cakaj theksoi se me rëndësi ngelet fakti që Holanda solidarizohet me Shqipërinë në këto momente të vështira. “Sidoqoftë, më e rëndësishmja nga të gjitha mbetet solidarizimi i plotë i Holandës me Shqipërinë në këto momente të vështira dhe gatishmëria e saj e plotë për të na mbështetur fuqishëm në përpjekjen për riparimin e rindërtimin e hapësirave të prekura nga tërmeti në gjithë vendin!”, shkruan Cakaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb