TIRANE

Për kryeministri Edi Rama vendimi i presidentit ishte i pritshëm. Burime nga mbledhje e kryesisë së PS, thanë për gazetarin Ergys Gjencaj se në fjalën e tij kryesocialisti është shprehur se seanca plenare e ditës së enjte do të  finalizohet me rezolute per shkarkimin e presidentit

“Vendimi i presidentit ishte i pritshem!  Ne jemi republike parlamentare, jo presidenciale. Ndaj asgje s’na ndal te vijojme perpara me 30 qershorin. Te enjten debat shume i gjate parlamentar. Te shpalosim te gjitha argumentat kunder ketij vendimi te Presidentit. E enjtja do te finalizohet me rezolute per shkarkimin e presidentit. Duhet te fokusohemi n 30 qershor. Jemi ne mes te lojes. Pas debatit ceshtja diskutohet ne KQZ e me pas do kaloje ne kolegj. Fokusi jone 30 qershori.” -mësohet të jetë shprehur Rama.

Vendimi i Kryesisë së PS, për nisjen e procedurës për shkarkimin e Presidentit të Republikës, u njoftua për mediat në përfundim të mbledhjes nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: