Gazetari gjerman Peter Tiede i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama, pasi ai tha se do e padiste në gjykatat gjermane.


Madje Tiede i ka replikuar pikërisht në Twitter, poshtë postimit të Ramës. Ai e pyet se përse do e padisë kur përgjimet janë reale ndërsa i kujton se në Shqipëri nuk punojnë gjykatat. Sërish reagimin e Ramës, gazetari e sheh si konfirmim të përgjimeve.


“Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se fyeva madhërinë tuaj, apo çfarë? Përgjimet janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë punon? I kënaqur që e konfirmuat”, shkruan Peter.


  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb