Një ditë pas vendimit të Edi Ramës për të larguar nga drejtimi i qarkut Shkodër, Ditmir Bushati shihet në shoqërinë e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger, në ambientet e një hoteli në Tiranë.

Në një foto të siguruar nga Panorama, Greminger dhe Bushati duken mjaft të përqendruar tek biseda.

Bushati Me Sekretarin E Osbe
Bushati Me Sekretarin E Osbe

Në dhjetor të 2018-ës, vetëm pak ditë para shkarkimit nga detyra si Ministër i Jashtëm, Ditmir Bushati siguroi një tjetër vendim të rëndësishëm për vendin.

Shqipëria për herë të parë në histori mori drejtimin e një prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare, atë të OSBE-së.

Bushati Me Sekretarin E Osbe 1
Bushati Me Sekretarin E Osbe 1

Mbetet për tu parë se çfarë hapash do të ndërmarrë Bushati në ditët në vijim, siç la te kuptohet dje pas mbledhjes së asamblesë.

Por, ajo qe mund të thuhet është se në syrin e ndërkombëtarëve, Bushati është një zë referencë tashmë për zhvillimet në Shqipëri, i evidentuar nga qëndrimi i tij për Kosovën, apo qëndrimet kritike për fenomene të caktuara në PS, qe për shumë zëra konsiderohen si arsyeja e largimit të tij nga MEPJ.

Megjithatë, mbeten ende mister arsyet e largimit nga drejtimi i qarkut Shkodër për të cilin nuk u dha asnjë motivacion./Panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb