SHKODER

Ndonëse një ditë më parë kryeministri Edi Rama e largoi nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati nuk është ndalur nga angazhimet e tij.

Ai ka qenë sot në shtëpinë e pushimit të të moshuarve në Shkodër, ku ka marrë pjesë në një festë të organizuar për ta me rastin e fundvitit. Ka qen vet Bushati që ka postuar edhe disa foto.

“Një ditë të këndshme festive në shtëpinë e pushimit të moshuarve në #Shkodër. Ju urova festat e fundvitit duke shprehur mirënjohjen e pafund për këtë brez të shoqërisë, që na japin shembullin e sakrificës. #Gëzuar2019”, shkruan Bushati. Kujtojmë se Bushati u zëvendësua nga Genti Cakaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: