TIRANE– Kryeministri Edi Rama njëherësh kreu i të majtëve, nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste nuk i kurseu kritikat për drejtuesit e selisë rozë nëpër rrethe.

Para të pranishmëve në Asamble ai foli për ‘luftë mendësie’ që nuk mund të bashkëjetonte me PS në page.

“Që nga anëtarët e qeverisë te drejtuesit e partisë deputetët pa dyshim kanë shkuar në çdo njësi vendore të republikës. Është një risi të cilën ne duhet ta pasurojmë në vijim. Përtej aspekteve pozitive e falënderimeve, të themi një të vërtetë me të cilën duhet të merremi
Partia në territor është larg së qëni PS që duam për sfidat që kemi para. Është larg. Partia në territor është larg së qëni PS që duam për sfidat që kemi para”, tha Rama.

Kreu i të majtëve tha se PS nuk është as LSI as PD, të cilat i quajti ‘bishta’.

“Mes të tjerash PS nuk është as LSI as PD, asnjë nga bishtat e tjerë që i kemi gjithë bashkë kulac përball. PS është numri një. Duhet të rrimë drejt të shohim e të ecim drejt. PS nuk është as LSI as PD, asnjë nga bishtat e tjerë që i kemi gjithë bashkë kulac përball. PS është numri një. Duhet të rrimë drejt të shohim e të ecim drejt . Nuk mund të ndajmë tepsinë nëpër kushërinj, miq e shokë. Nëse mendojmë se kjo ndarje rrit ca parti të vogla bëjmë gabimin më të madh. Shushunjat në trupin e shtetit thithin gjak për llogari të shefave për ato parti. PS thjesht humbet. Në këtë proces duhet të jemi të vendosur, c’fushatë do të bëjmë ne nëse nuk fokusohemi te forcat më energjike, pa i ndarë në tanët”, pohoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb