TIRANE– Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një takim me pensionistët, duke pirë me ta kafen e mëngjesit. Këtij takimi i është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Teksa e ka transmetuar live në rrjetin social “Fecebook” bashkëbisedimin me pensionistët, kreu i Qeverisë është ndalur tek reforma e pensioneve.

Nuk kanë munguar batutat gjatë takimit, teksa Rama i ka quajtur ata “profesorë”. Pyetjes së tyre për situatën politike dhe protestën e PDsë, Rama e ka lidhur sërish me vettingun.

“Historia është e lidhur me reformën në drejtësi, ata e kanë pasur alergji që në ditën e parë dhe e vërteta është që pa mbështetjen e SHBA dhe BE nuk kalonte reforma”, tha Rama.

Një mjek në pension i ulet pranë Ramës dhe nis bisedën për të shkruarën. “Mos fol i thotë Rama, se mjek ti, mjek ai, do thotë e ka nga xhelozia profesionale”.

“Unë e njoh, kam qenë edhe në organizatën bazë, njoh edhe Sabit Brokaj”, i thotë pensionisti.
Rama ia kthen me humor “Po na e latë peshqesh ju Saliun, faji juaj”.

Ndërkohë një komentues i shkruan Ramës në FB dhe i thotë se i ka bërë me hije Saliu.

POSTIMI I KRYEMINISTRIT
Më herët, Rama përmes një postimi, tha se tashmë pensionet janë 8.2 % më të larta se në 2013.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh plot dritë fisnikërie të kësaj gjysheje, në mjediset e rilindura të Sanatoriumit të Tiranës. Falë reformave për të bërë shtet sot të gjithë gjyshet dhe gjyshërit, si në qytet ashtu edhe në fshat, marrin një pension 8.2% më të lartë se në 2013. Shume më shumë mbetet ende për të bërë dhe do të bëhet se s’bën?”, shkruan Rama.
17458442_10154591469771523_8970019389845281486_n

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb