TIRANE- Rama bën autokritikë? Në konferencën e fundvitit kryeministri Rama ka pranuar që flet gjatë dhe ka premtuar se këtë të metë, siç e quajti ai, do mundohet ta korigjojë gjatë Vitit të Ri, 2015.

“E metë që flas gjatë, disa herë edhe më gjatë. Përpiqem ta korigjoj por mesa duket pa sukses. Me ndihmën tuaj ndoshta do ta ndreq vitin që vjen”, tha ai.

Por për tu ngushëlluar, kryeministri tha se një kohë të ngjajshme me të merr edhe kryeministri i Italisë në konferencën e fundvitit, pak a shumë të njejtë edhe ai i Francës.

Në konferencën e mbajtur sot, kreu i qeverisë foli plot 120 minurta, e më pas vazhdoi t’i përgjigjej në Twitter pyetjeve të ndjekësve të tij.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb