TIRANE-Kryeministri Edi Rama teksa i uroi mirëseardhje të pranishmeve në Samitin e Diasporës, deklaroi se për shumë kohë ‘Pallati i Brigadave’ ishte i mbylluar prej kohës si një burg, ndërsa tashmë është një pallat mbretëror, por që s’ka fjetur kurrë një mbret. Gjatë fjalimit të tij, Rama zbuloi një të vërtetë që e ndau publikisht, se ideja që ky samit të hapej në Tiranë ishte i bashkëshortes së tij, Linda Ramës. Ai theksoi se ‘Nuk dua që të jetë më e fshehtë se idetë e gruas më pëlqejnë ndonjëherë më shumë se të miat.’.

“Shumë prej nesh nuk e njohin pallatin e vetmisë së madhe. Ky është i fundit pallati mbretëror i ndërtuar në Europë. Çka e bënë unikal çdo qoftë në arkitekturë. Por ky është i vetmi pallat mbretëror ku asnjë natë nuk ka fjetur asnjë mbret. Historie më vete kjo brenda mbretërisë. Ky pallat i bërë nga mbreti u pagëzua nga prijësit e rinj si ‘Pallati i Brigadave’ dhe qëndroi i kyçur si të ishte burg. Mbledhja juaj sot në këtë pallat po aq sa ishte dhe paimagjinueshëm ishte me sytë e së shkuarës. Ju keni ardhur për të qenë nesër dhe pasnesër të flasim dhe shkëmbejmë opinione dhe të debatojmë. Kishte kohë që në përpiqeshim që të gjenim rrugë të reja për ta përfshirë diasporën në jetë e vendit tonë, por me siguri ajo kornizë rrethanash në mes të atij vullkani shtyhu Lindën që të hidhte idenë fillestare të këtij samiti. Nuk dua që të jetë më e fshehtë se idetë e gruas më pëlqejnë ndonjëherë më shumë se të miat.”, tha Rama.

SAMITI
Mësohet se në këtë event do të marrin pjesë mbi 600 shqiptarë, që përfaqësojnë diasporën e hershme, por edhe atë të re. Samiti mbahet nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama dhe se të ftuar për të folur përpara dërgatës shqiptare nga rreth 40 vende të botës ishin edhe Presidenti Bujar Nishani dhe kryetari i opozitës, Lulëzim Basha. Bëhet e ditur se këta dy të fundit nuk kanë marrë pjesë në SAmit, pavarësisht ftesës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: