Ish-deputeti i PD Aurel Bylykbashi i është përgjigjur kryeministrit Rama me foto të tij dhe të djemve, pasi kryeminisitri e lancoi në tubimin e tij në Elbasan, duke e quajtur ndër të tjera edhe “veshgjatë”.

Bylykbashi ka publikuar fotografi të tij dhe të djemve. Ai shton se ndërsa Rama akuzon opozitën si haxhiqamiliste, gjyshi i tij ka dëbuar këtë fiogurë të historisë, ndërsa gjyshi i Ramës ka qenë thjesht shofer.

Postimi i Aurel Bylykbashit:

Marlindi sot ka Ditelindjen! Mbush 14 vjec! C’me bere zoti Rama! Me le dy djemte pa martuar! Kush i merr me keta, pas atyre qe the dje per mua!!

Po me ke merzitur nenen! E di si me tha? Te kam te parin dhe te kam bere me gjithe deshiren e nje nene!! Po c’pune ke ti me Haxhi Qamilin?!

Se, qe ta dish, kur Haxhi Qamili erdhi ne Elbasan, qelloi qe Kryetar Bashkie ishte im stergjysh, Hysen Hastopalli! Do ta rrihnin ne xhami, por ai nuk e dorezoi Bashkine e Elbasanit! E gjeten te papergatitur.., sa erdhen burrat e Shpatit me arme nga Bysheku, bashke me djemte dhe nipat e vet!

Po nga ti dish ti, keto punet e Historise se Shqiperise! Kur ai i joti ishte shofer, ky i imi kishte dy makina!

I thashe nenes: Do ti them te na sjelle Zahon, ca dite tek shtepija jone… Thuaji.., me tha! Do tja mbaj si djale Kryeministri! Kjo i di mire keto pune, se per vete eshte rritur me sherbetore…

Po une e kam hallin tjeterkund! Do ti ve te tre, te bejne nje xhiro ne bulevard, ti shohe Elbasani! Mbase ju hapet fati pastaj!

Meqe ra fjala, ti e di ku e kam hallin une! Shikoje dhe nje here, ate punen e dates 30!! Ke mbetur vetem, prandaj bertet! Dje ne Elbasan, ishim me shume se ju!! Po nuk kishim karrige te rrinin ulur!

Perndryshe…, une e di.., burgu me pret!! Po ty??

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb