TIRANË

Pas refuzimit të ftesës së  Kreut të Shtetit nga kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së ka pranuar ftesën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe është gati pët takim.

“BalkanWeb” mëson se takimi mes Presidentit të Republikës dhe kryetarit të PD-së do të mbahet nesër duke nisur nga ora 09:00. Meta theksoi se është i gatshëm  që të presë Ramën nga ora 05:00-13:00, por kryeminisitri e refuzoi me arsyetimin se nuk ka kohë sepse është në fushatë elektorale.

Njoftimi i presidencës:

Reagim i zëdhënësit të Presidentit, z.Tedi Blushi Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00. Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: