Kryebashkiakja demokrate e Shkodrës Voltana Ademi i është përgjigjur sot kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të tij në këtë qytet gjatë takimit me të rinjtë.

Ademi thotë se Rama është tallur dhe po tallet me Shkodrën. Duke i kujtuar muzeun Marubi dhe premtimin për liqenin e Shkodrës, ajo thotë se janë projekte të PD-së.

Në fund Ademi i premton Ramës se Shkodra do drejtohet nga demokratët dhe njerëzit e lirë.

Rama tha sot nga Shkodra se Voltana Ademin nuk do e merrte as si magaziniere duke hedhur akuza mbi bashkinë që ajo drejton.

STATUSI I VOLTANA ADEMIT
Edi Rama sulmon Bashkinë Shkodër e thotë me vete: “Si ka mundësi!!!! Unë i bllokoj çdo gjë e këto çdo ditë po vazhdojnë të ndërtojnë e zbatojnë projekte!!!”
Në fakt, nëse ka një njeri që është tallur e po tallet me Shkodrën është Rama!
Shikoni këtë video…
Tallje e Ramës është kur thotë që bëmë “Marubin”, e që në fakt e beri qeveria Berisha, por shiritin e preu Rama…
E sa për liqenin e Shkodrës është projekti ynë, ëndrra që po realizojmë për të gjithë shkodranët.
Edhe pse sot në Shkodër solle autobusë me turistë nga Puka, Lezha e Kopliku, prapëseprapë, si pasojë e kësaj tallje, sot takimi të dështoi!
Edhe pse ti kryeministër mashtron për gjithçka që flet dhe e urren Shkodrën, të premtoj se Shkodra historikisht është drejtuar e do të drejtohet nga demokratët e njerëzit e lirë!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: