TIRANE

I gatshëm për marrëveshje me opozitën, kryeministri Edi Rama shprehu qartë se nuk do të ulet në asnjë tryezë për të negociuar reformën në drejtësi.

“Duhet të jetë shumë e qartë që unë personalisht e di që ka shkolla të ndryshme mendimi në lidershipin e PS. Nuk kam disponim më minimal për asnjë marrëveshje për të ndejuurat e politikanëve dhe që rrezikon drejtësinë të merret me këdo që mund të jetë subjekt i drejtësisë, qoftë djathtas, majtas, këtu brenda apo jashtë kësaj salle. Borxhi ku na ka futur populli më 30 qershor.

“Ranë në gropën që i hapën vendit për ta djegur e për të hedhur në erë, cdo perspektivë europiane të vendit. Hesapet me drejtësinë janë individuale dhe duhet t’i trajtojë individualisht. Ne i kemi treguar por e përsëris se PS nuk ka gatishmërinë të mbrojë askënd që ka hesape me drejtësinë. Nëse kemi bërë aq sa kemi ditur, jo e jo sa kemi dashur, që kjo parti duhet t’u takojë njerëzve. Sepse njerëzit i dhanë mundësinë kësaj partie, për të qene krenare me historinë e saj, 30 qershori. “ tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb