TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kreut të opozitës Lulzim Basha për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, i cili akuzon PS-LSI për blerje të votave dhe kërcënim të qytetarëve. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, kreu i PS-së thotë se Basha krijon alibi “për ta përdorur si provë kundër zgjedhjeve.

“E turpshme alibia e disfatës që LB bredh ta tregojë nëpër bote si provë kundër zgjedhjeve #VajmedetPD me kokoshin që të katandisi një thelë!”, shkruan Rama.

Në OSBE, Basha bëri deklarata për zgjedhjet dhe fushatën elektorale, ku duke u ndalur tek ky proces tha se “Standardet e zgjedhjeve u shkatërruan më 21 qershor”.

Kreu i PD: E turpshme është të krekosesh si gjeli në maj të plehut
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas postimit në Twitter të Kryeministrit Edi Rama i cili e cilëson të turpshme alibinë e këtij të fundit për humbjen e zgjedhjeve. Në një postim në facebook Basha shkruan se e turpshme sipas tij është të turpërosh popullin duke kandiduar kriminelë.

“E turpshme është të poshtërosh popullin tënd duke kandiduar kriminelë e trafikantë dhe mos ti tërheqësh edhe kur ta kërkon publikisht mbare bota demokratike. E turpshme dhe kriminale është të kërcënosh kandidatet, opozitën dhe zgjedhësit. E turpshme është të urdhërosh drejtorët e administratës të mbushin kutitë e votimit. E turpshme dhe e pafalshme është të krekosesh si gjeli majë plehut ndërkohë që ke zhytur shqiptaret në pasiguri dhe krize ekonomike.”- shkruan Basha.

(el.sp/a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb