TIRANE– Procesi i regjistrimit të maturantëve fitues në shkollat e larta është padyshim në vëmendjen e kryeministrit Rama. Këtë e ka konfirmuar sërish pasditen e sotme, duke bërë këtë çështje temë të komunikimit të kësaj jave me qytetarët nga “FB”.

Teksa është shprehur se ky proces u mbyll me sukses, Rama akuzon opozitën për “amullinë” e krijuar me shqetësime boshe të krijuara tek maturantët dhe prindërit e tyre.

Sipas kreut të Qeverisë, opozita jo vetëm që dezinformon qytetarët, por edhe ‘nuk kryen funksionin e saj politik’.

Rama thotë se zbatimi i reformës në arsimin e lartë, ishte një sukses pasi gjithçka u vendos në bazë të meritës, duke vlerësuar më të mirët.

“Edhe një herë zhurma çoroditëse e kazanit të politikës mbrapsht dhe medias që i shkojnë pas avazit ka rezultuar një blof i madh. Viktimat e politikës së blofit ishin maturantët dhe prindërit, natyrshëm të shqetësuar për nga proces i ri, që zbatohej për herë të parë, por edhe të shqetësuar artificialisht më shumë për shkak të blofit të propaganduar për shkak të reformës. Edhe një herë ata që duhet të bëjnë edhe një herë opozitën, për i hir të interesit të njerëzve, ata nuk sollën asnjë ide, asnjë sugjerim. Vetëm deklarata boshe dhe zero alternativë. Sot pasqyra përfundimtare tregon suksesin e procesin dhe deformimin e madh moral e politik të atyre që e kanë kthyen opozitën ndaj qeverisë foltore më foltore në një kazan që zien broçkulla”, u shpreh kryeministri Rama.

 

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154165132471523/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]


(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb