Kryeministri Edi Rama ka përmendur me emra tre kryebashkiakët e Partisë Demokratike, që sipas tij, kanë punuar dhe duhet të ishin në zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjatë takimit me banorët e Njësisë Administrative Nr. 5 në Tiranë, kreu i qeverisë deklaroi se kryebashkiaku i Tropojës, i Devollit dhe i Përmetit duhet të ishin në garë.

“Kush i nxori këta nga zgjedhjet, ne i nxorëm. Ai Besniku në Tropojë ka punuar. Pse e nxore nga gara jepi përgjigje? Atij të Devollit, jepi përgjigj, atij të Përmetit pse e nxore nga gara. Është e pa imagjinueshme nuk konceptohet dot, shko pra futu në garë. Ata po lënë pa punë edhe presidentin, edhe ai po i bie këmbës ta heqin nga puna”, tha Rama.

Më tej, kryeministri sulmoi dhe opozitën, teksa u shpreh se “PD po e bëjnë nga luan në një lepur vegjetarian”, ndërsa i renditi disa nga punët që duhet të bëjë sa më shpejt kandidati socialist për Tiranën, Erion Veliaj.

“Shiko, Kopsht Zoologjik, Teatrin e ri të Kukullave për fëmijë duhet t’i bësh. Piramida është duke u bërë”, theksoi kryeministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: