Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ ka komentuar ftesën e kryeministrit Edi Rama ndaj liderit të PD-së Lulzim Basha për t’u ulur në një tryezë për të diskutuar mbi situatën e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.


Klosi theksoi se nuk ka qenë një festë për tryezë politike, por për të diskutuar mbi Komitetin e Rindërtimit.


“Nuk ka pasur ftesë për një tryezë politike. Por për një tryezë për Komitetin e Rindërtimit. Dihet që do kalojë pjesa e dramës dhe pastaj nis politika të merret. Ne duhet të jemi më tepër solidarë me njëri-tjetrin. Nëse do ishte një çështje burokratike s’do të zgjidhej kurrë (situata e krijur pas termtit). Nuk ndodh në asnjë vend të botës të hapen hotelet, bëhet fjalë për një kosto të madhe. Mendo që mos të ishte rregulluar puna për hotelet dhe njerëzit të ishin në kamp”, pohoi Klosi.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: